4 Menyra Te Thjeshta Si Ti Zmbrapsim 4 Semundjet Kryesore

 

 

A deshironi të zvogëloni rrezikun e sëmurjes nga këto sëmundje për 78 përqind? (Kush thotë jo?) Ndoshta mjafton për ju nëse ndiqni katër rregulla të vogla.
Ato radhiten sipas rëndësisë,

(1) kontrollo peshën,

(2) thuaj jo cigareve,

(3) bëj një shetitje ditore/ecje, dhe

(4) bëhu besnik i një diete te shendetshme te fokusuar në prodhimeve natyrale dhe drithëra të plota. Po më duket po ju dëgjoj duke thënë… ‘po tingëllon shumë thjeshtë’

... 24 Ore Per Ju Online Bio Mulaku Me Respekt Nga Staffi Ralizus I WwW.BioMulaku.Com

10 Ushqimet e Shendetshme Per Detoksifikim Trupi


 

Kur behet fjale per detoksifikim te trupit tone ka shume teknika qe mund ti ndjekesh dhe suplement qe mund te marresh per te kryer detoksifikimin. Por, menyra me e mire eshte qe te hani shume ushqime qe largojne helmin (detoksifikojne) nga trupi juaj. Me poshte ke nje liste me ushqimet e shendetshme per detoksifikimin e trupit e qe pervec tjerash do te ishin nje shtesë e mire ne dieten e secilit.

  1. Frutat

    Haje me gjith farat!

    Haje me gjith farat!

    Frutat janë shume te pasura me përbërje te lëngshme dhe keshtu i ndihmojnë trupit te shpëlaj materiet toksike. Ato gjithashtu janë shumë të lehta për tu tretur dhe janë të pasura me antioksidant, materie ushqyese, fiber dhe shumë vitamina tjera të rendësishme siq është vitamina C.

  2. Ushqimet e Gjelbra

    Spinaq

    Spinaq

    Kur të jesh gati që bësh detoksifikim te trupit, mbush frigoriferin tuaj me laker jeshile, elb, bar gruri, spiruline, jonxhe dhe perime tjera organike me gjethe te gjelberta. Keto perime do ti dhurojnë traktit digjestiv (tretjes) shtytje klorofili.

    Klorofili largon toksina te demshme ambientale nga trupi, metalet e renda, herbicidet, produktet e pastrimit e gjithashtu edhe pesticidet. Perveç tjerash ndihmon edhe melcine ne punën e detoksifikimit.

  3. Portokalli dhe limonet

    Limonet dhe portokalli

    Limonet dhe portokalli

    Aftesit çudibërëse te frutave citrik ndihmojne trupin që të shpëlaj dhe nxjerr jashte materiet toksike e gjithashtu edhe te startoje traktin digjestive me procese enzimatike. Ato gjithashtu ndihmojne melcine ne procesin e pastrimi. Per te ngritur detoksifikimin fillo mëngjesin me nje gote uje te ngrohte me limon.
    Mos harro, vitamina C eshte njëri ndër vitaminat më të mirat detoksifikuese pasiqë transformon materiet toksike në material digjestiv.

  4. Hudhra

    Hudherat

    Hudherat

    Hudhra stimulon melcine qe te prodhoj enzime detoksifikimi qe ndihmojne ne filtrimin (stopimin) e mbetjeve toksike ne sistemin e tretjes. Nese i shtoni hudher te coptuar apo te zier seciles pjate ju do i ndihmoni dietes tuaj per detoksifikim

  5. Filizat e Brokolit

    Filizat e Brokolit

    Filizat e Brokolit

    Filizat e brokolit janë shume te pasur me antioksidant dhe ndihmojne ne stimulimin e enzimave detoksifikuese ne traktin e tretjes me mire se gjithcka tjeter. Filizat jane ne fakte me efektive se sa i gjithe brokoli ashtu si duket ne foto ne te djathte.

  6. Caji jeshil

    caji jeshil

    caji jeshil

    I paketuar përplot me antioksidant, caji jeshil jo vetëm që shpëlan dhe nxjerr jashtë toksinat nga sistemi përmes përbëries së saj të lëngshme, por gjithashtu përmban një antioksidant special që quhet kateqins, që njihet për ngritje të funksionit të melqise.

  7. Bizelet

    Bizelet

    Bizelet

    Bizelet janë përdorë nga mjeket Ajuvedic (Ayuvedic) me mijëra vite. Është shumë i lehtë për tu tretur dhe absorbon mbetje toksike ne muret anesore te intestineve (zorra e trashe).

  8. Perimet e Fresketa

    Lakera

    Lakera

    Perimet jane me të mira kur hahen ashtu natyrale: Qepet, karrotat, karcofi, shparg, lakera jeshile, laker bruseli, lulelakra, hudhra, rrepa, shafran i indise dhe oregano. Një kombinim e këtyre ushqimeve të shëndetshme do t’i ndihmoje melqis ti largoje materiet toksike gjate procesit te pastrimit (shpelarjes) se brendshme. Keto gjithashtu janë të pasura me sulfur natyral i cili ndihmon melqin qe te detoksifikoj kemikalet e demshme.

  9. Farat dhe Kokrrat

    Arrat

    Arrat

    Inkorporo në dieten tuaj sa me shumë nga farat dhe kokrrat që treten lehte. Ketu perfshihet fara e lirit, farat e kungullit, bajamet, arrat, farat e susam-it dhe farat e lulediellit. Gjersa kryen detoksifikimin e trupit shmang djathin e bere nga kokrrat si djathin nga kikiriku.

  10. Vajerat Omega-3

    Avokado

    Avokado

    Perdor vaj ulliri, vaj avokado, vaj liri apo edhe vaj kerpi kur ben detoksifikim. Keto ndihmojne ne lyerjen e mureve te zorreve keshtu duke lejura qe materiet toksike te absorbohen nga vaji dhe te eliminohen nga trupi.

Keto pra ishin disa nga ushqimet e shendetshme qe duhet futur ne diete per te larguar helmet (materiet toksike) nga trupi. Nëse keni edhe ndonje ushqim të shendetshme, urdhero dhe trego përmes komenteve.... 24 Ore Per Ju Online Bio Mulaku Me Respekt Nga Staffi Ralizus I www.BioMulaku.Com

Ushqimet Kunder Mplakjes


 

Nëse inkorporoni ushqime me shumë antioksidues (të cilët na mbrojnë kunder radikalëve të lirë) në dietën tuaj ju mund ti zbrapsni efektet e mplakjes. Antioksiduesit gjinden në fruta dhe perime. Ushqimet në vijim janë super ushqime pasiqë përmbajnë deri 20 herë më shumë përmbajtje antioksiduese se sa ushqimet tjera. Kështuqë këto ushqime, nëse futen në dietën ditore janë shumë të mira përpjekjet tua kundër pleqëris.
Ushqimi 1/2 e gotes: Poenat

kumbullat e thata: 5770
rrushi thare: 2830
Boronica: 2400
Manaferra: 2036
Lakera jeshile: 1770
Dredhëzat (luleshtrydhet): 1540
Mjedëra (Molinat): 1220

  1. Perimet me gjethe të gjelbërta në të zezë
    Familja e këtyre perimeve përfshinë, lakërën, lulelakërën, brokoli, lakëra jeshile, rrepa, lakër brukseli, rrepka dhe lakërishta. Këto perime janë të pasura me vitamin C, carotenoids dhe substanca anti-kancerogjene sikur sulphoraphane dhe genistein. Keto perime gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e kataraktit dhe degjenerimin makular në sy.
  2. Domatet
    Domatet janë burim i pasur i një antioksiduesi të fuqishëm që ndihmon kunder sëmundjes koronare të zemrës dhe kancerit e që quhet lycopene. Veçanërisht ndihmon kundër kancerit në mushkëri, stomak, gojë, zorrë të trashë, rektum dhe gjandren e prostates.
  3. Hudhëra dhe Xhenxhefili
    Hudhëra ka përbërës antioksidues, antiseptik, antibakterial dhe antiviral dhe mund të zvogloj shtypjen e lartë të gjakut, zvogloj LDL kolesterolin dhe trigliceridet, zvogloj palëvizshmërin (ngjitjen) e gjakut dhe zgjëroj enët e gjakut. Është gjithashtu e dobishme edhe në trajtimin e infeksioneve të zorrëve, lëkurës dhe të sistemit të frymëmarrjes. Besohet se një hudhër në ditë ndihmon në parandalimin e kancerit dhe sëmundjes së zemrës.
  4. Soja
    Soja përmbanë isoflavon që ndihmojnë në parandalimin e mplakjes përshkakë të mosbalancit hormonal. Soja ndihmon gjithashtu kundër kancerit në gji dhe në prostat, sëmundjes së alzheimerit, osteoporosës dhe sëmundjes së zemrës. Soja ndihmon në mirëmbajtjen e niveleve të oestrogjenit tek gratë në menopauzë.
  5. Frutat kokërr
    Të gjithë frutat e kësaj familje sikur manaferra, boronica dhe rrushi i zi përmbajnë fitokemikale, antioksidues shëmë të fuqishëm.
  6. Arrat dhe farat
    Frutat si arrat, lajthit, dhe farat janë të pasura me vitamin E, potasium, magnezium, hekur, zink, bakër, selenium dhe acidët yndyror esencial sikur acidi yndyror omega-3. Ha një grushtë prej tyre, afër 30gr në ditë.
  7. Jogurti (kosi)
    Jogurti ndihmon në rritjen e imunitetit dhe përmirson tretjen dhe absorbimin e materieve ushqyese.
  8. Mjalta
    Hulumtim e kryer në vitin 2007 në minj në Universitetin e Waikatos në Hamilton, Zeland E Re, ka zbuluar se mjalta mund të përdoret në luft kunder efekteve të mplakjes, përfshire këtu edhe zvoglimin e mbamendjes dhe shqetsimit. Studiusi Nicola Starkey ka thënë, “Dietat e ëmbëlsuara me mjaltë mund të jen të dobishme në zvoglimin e shqetsimit dhe përmirsimit të memories gjat mplakjes.”

Tash heren tjetër kur të dilni për të bler mos harroni të shkruani në list edhe këto ushqime..... 24 Ore Per Ju Online Bio Mulaku Me Respekt Nga Staffi Ralizus I WwW.BioMulaku.Com

Kujdesi Ndaj Veshkave


 

Imagjino sikur kurre te mos kesh mundesi te ndrrosh thesin e fsheses elektrike! Apo cka sikur te kesh nje fshes dore por jo nje tave (kaci) per te larguar berllogun qe mblidhet ne shtepi. Pastrimi eshte i domosdoshem. Nje jave me vone, shtepia fillon te duket ndryshe, por lere per nja dy vite… a po arrin te kuptosh tash?

 

kidney

E njejta vlene edhe per veshkat tona. Kur veshkat nuk filtrojne si duhet, mbeturinat mund te mbesin te kurthuara brenda trupit tone dhe grumbullohen deri ne nivele te rrezikshme. Ky post mbulon gjerat baze rreth semundjes se veshkeve dhe se cka mund te besh per te bere ndryshim per te mire te ketyre organeve vitale.

Si Funksionojne Veshkat?

Kety dy organe qe duket si kokrra fasule e qe ndodhen ne te dy anet e shpines vetem pak perfundi kafazit te brinjeve filtrojne mbi 190 litra gjake ne dite, kthejen 187 litra te gjakut te pastruar ne sistem. Pjesa e mbetur e afro 2 litrave perfshine produkte mbeturinash dhe lengjeve te teperta qe trupit tone nuk i duhen dhe nxirren jashte me procesin e urinimit.

Cilat Jane Simptomet E Semundjes Se Veshkeve?

Ne fillimet e saja ju ndoshta nuk mund te zbuloni se dicka nuk eshte ne rregull. Disa prej shenjave dhe simtpomeve te semundjes se veshkeve mund te jene:

1. Ndryshime ne Urine

Veshkat prodhojne urine dhe keshtu kur ato deshtojne urina ndryshone. Si?

  • Ndoshta ju duhet qe te zgjoheni naten per te urinuar.
  • Urina mund te jete me shkumb. Ndoshta Urinoni me shpeshe apo me shume se sa zakonisht dhe urina ka ngjyre te zbehte.
  • Urinoni me rralle apo ne sasi me te vogel se sa zakonisht dhe se urina ka ngjyre te erret.
  • Urina juaj mund te ket gjake.
  • Keni shtypje apo veshtirsi ne urinim

2. Enjtje

Veshkat e deshtuara nuk largojne lengjet e teperta, te cilat grumbullohen ne trupin tuaj duke shkaktuar te enjtura ne kembe, thembrra, shputa, fytyre dhe ndoshta edhe dure.

3. Plogeshti

Veshkat e shendetshme marojne nje hormon qe quhet erythropoietin i cili i thote trupit tuaj te prodhoje qeliza te kuqe te gjakut qa bartin oksigjen. Me deshtimin e veshkeve ato prodhojne me pak erythropoietin. Me sa me pake qeliza te kuqe per te bartur oksigjen, muskujt dhe truri juaj shpejte lodhen. Kjo gjendje ndryshe quhet anemia, dhe mund te trajtohet.

4. Skuqje te lekures/kroje

Veshkat largojne mbeturinat nga rrjedha e gjakut. E kur ato deshtojne grumbullimi i ketyre mbeturinave ne gjake mund te shkaktoje kroje te ashper.

5. Shije Metali ne Goje/Ere Amoniaku

Grubullimi i mbeturinave ne gjake (te quajtura uremia) mund te bej qe ushqimi te ket tjeter shije dhe shkaktoje eren e keqe te gojes. Ju ndoshta e vereni se tash e tutje nuk ju pelqen te hani mish, apo humbni peshe pershkake se nuk ju pelqen te hani.

6. Perzirje apo Vjellje

Grumbullimi i tepert i mbeturina ne gjake (uremia) mundet gjithashtu te shkaktoje perzirje dhe vjellje. Humbja e apetitit mund te shpie ne humbje te peshes.

7. Frymemarrje te Shkurte

Veshtirsit ne frymemarrje munden gjithashtu te lidhen me veshkat ne dy menyra. E para, lengjet e teperta ne trup mund te grumbullohen ne mushkeri. Dhe e dyta, anemia (mungesa e qelizave te kuqe te gjakut qe bartin oksigjen) mund ta le trupin tuaj te uritur per oksigjen dhe me frymemarrje te shkurte.

8. Keni te Ftohte

Anemia mund te ju bej te keni te ftohte edhe kur jeni ne ndonje dhome te ngrohte.

9. Marramendje dhe Veshtirsi ne Koncetrim

Deshtimi i veshkeve i lidhur me anemine do te thote se truri juaj nuk po arrin te marr oksigjen aq sa i duhet. Kjo mund te shpie ne probleme me memorie, veshtirsi ne koncentrim dhe marramendje.

Si Deshtojne Veshkat?

Semundjet e Veshkeve nuk ndodhin brenda nates. Nese nuk trajtohet, ajo ngadal ben progres, shpeshe ne nje periudhe prej deri ne shtate vite pasi veshka te eshte demtuar. Me diabet te pakontrolluar, ato enet e voglta te gjakut ne veshke qe jane pergjegjese per te filtruar dhe pastruar gjakun fillojne te rrjedhin dhe nuk jane me ne gjendje te funksionojne si duhet. Perveq tjerash, nivelet e larta te vazhdueshme te glukozes ne gjake mund te demtojne nervat qe arrijne gjer te fshikeza e urines. Nese fshikez a nuk zbrazet e tera, urina mund te kthehet mbrapa dhe demtoje veshkat. Per te bere gjerat edhe me keqe shume njerez me diabet gjithashtu kane edhe shtypjen e larte te gjakut, nje gjendje qe i shtone stres shtese veshkeve.

Si Ti Mborni Veshkat?

Njera prej menyrave per te zvogluar rrezikun eshte te rregullosh e vesh nen kontroll diabetin dhe shtypjen e larte te gjakut, dhe te mesosh gjendjen shendetsore te veshkeve tua. Se paku nje her ne vite bej testet laboratorike te gjakut per permbajtje te kreatines ne gjake. Shtypja e gjakut duhet te matet ne secilen vizit qe beni te mjeku. E akoma me mire do te ishte nese keni monitor te shtypjes se gjakut ne shtepi. Caku i rekomanduar eshte te 130/80 apo edhe me poshte. Perveq tjerash bisedo me mjekun per barnat qe mund te demtojne veshkat kur perdoren per gjendje tjera sikur shtypja e larte e gjakut.

Si Trajtohet Semundja e Veshkeve?

Gjej nje ekspert qe te ndihmoj rreth kesaj… sidoqofte, hulumtimet e bera tregojne se nje diet me pake proteina, dhe duke zvogluar potassium (kaliumin), fosforin, dhe natriumit ne zgjedhjet e tua te ushqimeve mund te te ndihmoje ne menagjimin e semundjes se veshkeve tek njerezit me diabet.

Dializa eshte trajtimi i zgjedhur kur veshkat funksionojne vetem 15% apo edhe me pake. Transplantimi i veshkes eshte gjithashtu nje opcion tjeter i mundshem.